• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha TIP top

    Ekskluzive/Eranda Libohova: “Si bënë sikur s`më kuptuan”


    E dini si bëjnë ndonjëherë këto portalet? Si naive të mëdha. Një intervistë të Eranda Libohovës ku me humor tha se s`kishte ku t`i çonte paratë, aq deshën portalet, bënë lajmin e ditës.

    2017-07-24 20_44_41-Instagram photo by Eranda Libohova • Jul 24, 2017 at 7_13 PM

    Eranda shkroi pak minuta më parë disa fjalë për ata që e keqkuptuan dhe keqinterpretuan, të cilët nuk e bënë padashje. Ajo nuk ngurroi as t`ia bënte apelin me emra atyre që u nxituan të shkruanin.

    Tiranapost.al kontaktoi me vetë artisten, e cila momentalisht ndodhej në Maqedoni, për ta pyetur në lidhje me keqinterpretimin, që iu bë dhe Eranda sqaroi: “ Një intervistë tek ‘Thumbi’ brenda kontureve me humor e batuta asgjë më shumë.”

    Ajo tregoi edhe përse reagoi kaq vonë, në mbrëmje, pasi të gjithë kishin shkruan çfarë deshën gjatë ditës.

    “Unë nuk lexoj e ndjek portale lajmesh dhe për këtë më njoftuan miqtë e mi. Unë nuk kam as Facebook,  që të merrja vesh çfarë bëhej…”, tha ajo. Të qenurit edhe jashtë Shqipërisë bëri ta merrte vesh edhe më vonë se ç`bëhej këtej nga atdheu. Sikur të mos e njihnin prej vitesh Erandën dhe natyrën e saj, që edhe sikur milionat po të kishte nuk do ishte aq prepotente sa seriozisht të thoshte s`di ku t`i çoj paratë. Me siguri do t`ua gjente vendin, qoftë edhe për kauzën e mbrotjes së kafshëve.