Aktualitet

Ekskluzive/Arilena Ara kërkoi çmimin e parë në festival? Flet menaxheri i saj

Po thuhet lart e poshtë që Arilena Ara do konkurronte në Festivalin e RTSH-së. Po thuhet edhe që donte vendin e parë dhe kur nuk ia premtuan u tërhoq. Madje jo po thuhet por po shkruhet. Tiranapost.al, kontaktoi me menaxherin e Arilenës, Popin, i cili u përgjigj: “Arilena nuk ka pasur asnjëherë ndërmend të konkurrojë në Festivalin e RTSH-së edhe pse Eurovizioni është diçka shumë e bukur. Megjithatë s`ka patur kurrë një projekt për në këtë festival. As nuk është thënë me fjalë diçka e tillë. Portalet nxorën një lajm të rremë pak kohë më parë, ata që deshën e ju pëlqeu, e besuan, por s`ishte i vërtetë. Kush nuk beson mund të shkojë ta verifikojë te dokumentat e Festivalit. Ajo s`ka konkurruar kurrë. Edhe nëse do të merrte pjesë, është një garë. Pse duhej ta kërkonte patjetër çmimin e parë, ç`kuptim do të kishte gara? Këto lajme janë duke i prishur punë Arilenës, e cila momentalisht është për një koncert në Bullgari”, tha menaxheri.

Ndoshta duhet të flasim me ndonjë nga organizatorët e festivalit. Ajo që dimë deri tani është se histori të tilla i dëgjojmë çdo vit. Vetëm se këtë vit historia për çmime e premtime filloi para kohe.

Nga Fabjola Hije/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]