• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Media Të gjitha

    Ekskluzive/ Kënga Magjike i thyen të gjithë në audiencë. Për herë të parë shënohet rekordi me 82 %


    Duke ndjekur të gjithë të dhënat e “Telemetrix” gjatë këtyre 4 viteve të fundit, kulmi i shikueshmërisë ka kapur shifra deri në 78 % për segmente ose tema të caktuara të emisioneve-seri, kryesisht “Portokalli”, “Opinion” apo “E Diela Shqiptare.” 

    Sipas këtij matësi, programet e tjera në emisionet paralele.

    Tiranapost.al ka siguruar vlerësimin e matësit të audiencës, Telemetrix, ku mësojmë se nata finale e Këngës Magjike ka patur audincën më të lartë ndonjëherë në Prime Time! Nga të dhënat e Telemetrix lexohet qartë se nata finale e transmetuar në TV Klan, u pa mesatarisht nga 65% e shtëpive në Shqipëri. Por shikueshmëria arriti kulmin gjatë momentit të votimeve, ku audienca kapi shifrën e 82%. Me një fjalë, të gjithë familjet u mbërthyen pas suspansës që erdhi si pasojë e një gare shumë të fortë deri në minutën e fundit midis fitueses Anxhela Peristeri dhe këngëtares që mori vendin e dytë Elhaida Dani.

    Të dhënat e Telemetrix

    Duke ndjekur të gjithë të dhënat e “Telemetrix” gjatë këtyre 4 viteve të fundit, kulmi i shikueshmërisë ka kapur shifra deri në 78 % për segmente ose tema të caktuara të emisioneve-seri, kryesisht “Portokalli”, “Opinion” apo “E Diela Shqiptare.”

    Duke iu referuar këtij matësi, programet e tjera në emisionet paralele “Al Pazar” në Vizion Plus dhe “Shiko kush luan” në Top Channel ishin në një përleshje të vazhdueshme për të marrë pjesën tjetër të kekut të shikueshmërisë, por asnjë prej tyre nuk e kaloi kufirin e 9% të audiencës.

    Në përfundim të emisioneve, pothuajse e gjithë vëmendja i kaloi TV Klan.

    Me hyrjen e matësve të audiencës, sondazhet janë kthyer edhe në një burim “mburrjeje” apo “sherri” mes moderatorësh dhe emisionet e tyre konkurrente, kryesisht në TV Klan dhe Top Channel. Përpara disa javësh një nga diskutimet më të nxehta në botën e televizionit ishte ai midis moderatores së “Shiko kush luan” Luana Vjollcës dhe konkurrentit të tij në të njëjtin orar në TV Klan Ermal Mamaqit (Xing me Ermalin) të cilët pretendonin se kishin fituar audiencën mbi tjetrin. Ermali publikonte të dhëna nga “Telemetrix”, ndërsa Luana nga një tjetër matës i quajtur “Tampral.com”. Siç ndodh rëndom  në Shqipëri, edhe televizionet konkurrente, refuzojnë të njohin të njëjtin matës audience, ose duke cituar krijuesin e “Al Pazar” Agron Llakaj për Tiranapost.al “duan të gjithë vendin e parë në autobuz”. Ndaj Top Chanel dhe TV Klan preferojnë t’i referohen matësve të ndryshëm, ku secili del fitues.

    Ndaj përtej sondazheve, e vërteta më e saktë është ajo çfarë ne vetë shohim apo dëgjojmë të flitet në familje, media dhe në rrjetet sociale. Dhe nëse për disa programe, mund të kemi dyshimet tona, shikueshmëria “e frikshme” e finales së “Kënga Magjike” nuk na habit aspak./ Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post