• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Ekselentët me 10-a të administratës dhe katranjozët e politikës


    Sot, lajmi për shkarkimin e 20 diplomatëve për nepotizëm ishte një nga lajmet e ditës. Pavarësisht se nuk mësuam me emër asnjë kushëri, shok apo krushk, lajmi që tentonte t’i vishte këtij aksioni qeveritar sens pozitiv ishte fjalia: Do t’i zëvendësojmë me studentët ekselentë!

    Personalisht, nxënësit e 10-ave nuk më thonë sot ndonjë gjë të madhe, aq më tepër me epokën e plagjiaturave apo të shkollës që ofron Google. Nëse sot unë dua të di çfarë ishte Lidhja e Prizrenit, mjafton të kërkoj në Google dhe e gjej. Sot, të dish apo të kesh ndonjë diplomë nuk është prova përfundimtare që ti vlen. Sot duhet të dish të përdorësh dijet dhe të jesh emocionalisht i përshtatshëm për një punë të caktuar. Historia e studentëve e ka intimiduar kryeministrin duke shkuar përtej çdo arsyetimi e madje edhe përtej ligjit. Në cilin ligj thuhet se duhet të jesh ekselent që të punosh në administratë? Kush e thotë që ai me dhjeta është i suksesshëm, dhe sidomos si do justifikohet një parlament ku katrat dhe dhjetat, plagjiaturat dhe sherifat kanë ecur bashkërisht?

    Aktualisht niveli politik në parlament është më shumë afër katrës dhe aty ku bëhen ligjet dhe vendoset fati i reformave që kontrollojnë edhe emërimet nepotike, edhe vendimet e padrejta nuk ka problem që s’ka 10-a. Problem është kur janë mbushësa, siç i konsiderojnë listat kryetarët dhe mirë t’u bëhet, por sot problemi më i madh është mungesa e të aftëve dhe mënyra për t’i dhënë të mirit, jo doemos ekselentit, një mundësi, në diplomaci, në ekonomi, në drejtësi, në gazetari, në shëndetësi.

    Pa asnjë dyshim është bukur të shohësh sesi diplomatë të rinj e të shkolluar në perëndim e Europë marrin në dorë imazhin e vendit dhe punojnë për politikën e jashtme, por kjo nuk bëhet me aksion por me strategji.

    As Genti nuk bëhet ministër me aksion e brenda një dite, të bën puna vetë -sigurisht nëse je i aftë gjithmonë – se 10-at sot nuk janë më miti i dikurshëm. Islanda po mendon të revolucionarizojë të gjithë sistemin arsimor dhe të zhdukë provimet nga modeli i shkollës. Një pjesë e botës së zhvilluar po bëhet gati të ndryshojë qasjen për të ardhmen ku po futemi, sigurisht edhe Shqipëria, nëse e ka një të ardhme.

    /*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]