Aktualitet

Ekranet në garë. Kush gatuan më mirë?

Ekranet në garë. Kush gatuan më mirë?

Sezoni i ri është duke nisur. Reklama të reja, programe të rinj e të vjetër, fytyra të njëjta në televizione të ndryshme, por diçka na bëri më shumë përshtypje se gjithçka: emisionet e gatimeve janë me shumicë. Klani për shembull duket se këtë sezon do të mbajë kampion e do na bëjë ekspertë në gatim.

[caption id="attachment_272114" align="aligncenter" width="588"](Kush vjen për drekë, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_272115" align="aligncenter" width="491"](Me duart e Kristit, foto nga Instagrami)[/caption]

Mbylli vërtet emisionin e përditshëm “Kush vjen për drekë” nga Arjola Shehu, ama ka nisur të rinj. Këtë program gatimi, që brenda tij përmbante edhe rubrikën “Me duart e Kristit”, nga Kristi Janku e që prezantonte receta të shpejta e të ndryshme,  e zëvendësoi me një të tillë, por në një format tjetër. Çdo ditë në 12:15 Alfio dhe Indriti do jenë në “Sfida gatimi”. Ata në shoqëruan përgjatë verës dhe do të vazhdojnë edhe në këtë sezon.

[caption id="attachment_272116" align="aligncenter" width="609"](Sfida e gatimit, foto nga Instagrami)[/caption]

Dhe ka akoma. Është edhe programi i Alma Çupit që do të transmetohet njëherë në javë. Në “Histori Shqiptare” shëtit nëpër Shqipëri duke eksploruar vende e gatime të ndryshme.

[caption id="attachment_272122" align="aligncenter" width="529"](Histori shqiptare, foto nga Instagrami)[/caption]

Ndërkohë që ca receta e ca këshilla gatimi i marrim edhe të dielën prej vitesh me Blerina Bombajn në “E diela shqiptare” me rubrikat e saj. Herë me “Gatimet e gjyshes”, herë me “Për drekë me mua” e herë të tjera me “Ne jemi çfarë hamë”.

[caption id="attachment_272125" align="aligncenter" width="466"](Rubrikat e Blerina Bombajt, foto nga Instagrami)[/caption]

Dhe ta mendosh që kaq dihen deri tani, pasi është njoftuar edhe emisioni i përditshmën i Alba Çobajt që do zëjë fashën orare të paradites, i cili ku i dihet mund të ketë ndonjë lidhje me gatimin.

[caption id="attachment_272123" align="aligncenter" width="559"](Ditë për ditë, foto nga Instagrami)[/caption]

Edhe po ta çojmë telekomandën nga Top Channel gjejmë sërish programe gatimi. E nisin që në mëngjes edhe ata me “Në shtëpinë tonë”.

[caption id="attachment_272126" align="aligncenter" width="517"](Në shtëpinë tonë, foto nga Instagrami)[/caption]

Së fundmi kanë lajmëruar edhe rikthimin e Renato Mekollit me një emision me sfida gatimi që do quhet “Hell`s kitchen”.

[caption id="attachment_272127" align="aligncenter" width="561"](Hell`s kitchen, foto nga Instagrami)[/caption]

Ndërkohë që as Top Channel nuk na la në verë pa emision që lidhej me gatimit. 3 blogeret e “Top Blogers” lëvizën nëpër Shqipëri dhe treguan plazhe, hotele, restorante që hahen mirë e çdo gjë që kishte lidhje me pushimet.

[caption id="attachment_272128" align="aligncenter" width="623"](Top Bloggers, foto nga Instagrami)[/caption]

Kurse Vizion Plus e nis që në emisionin “7 pa 5” me gatim. Brenda programit është një rubrikë e re në të cilën Çenkuela Hasa sjell receta gatimi.

[caption id="attachment_272129" align="aligncenter" width="589"](7 pa 5, foto nga Instagrami)[/caption]

Në Living është Linda Fishta në “Udhëtim me shije”. Ajo u shkon në shtëpi zonjave të zakonshme dhe gatuan me to.

[caption id="attachment_272130" align="aligncenter" width="711"](Udhëtim me shije, foto nga Instagrami)[/caption]

Programeve me sfida gatimi nuk i rezistoi dot as TVSH-ja sezonin që kaloi duke realizuar “Masterchef Kids”. Për të mos përmendur rubrikat historike që lidheshin direkt me restorantet e njohura për të sjellë ndonjë recetë, praktikë që ndiqet sot nga televizionet informative. Këta të fundit në disa raste e ftojnë edhe chefin e kuzhinës në një kënd të dedikuar të studios.

[caption id="attachment_272131" align="aligncenter" width="562"](Masterchef Kids, foto nga Instagrami)[/caption]

E me gjithë këtë investim të televizioneve për të sjellë lloj e soj emisionesh gatimi në 100 mënyra, do ishte mëkat që ne të mos dimë të gatuajmë e të hamë akoma.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.