Politikë

Ekonomi: Veliaj zgjoi nga gjumi Tiranën, model suksesi

Ekonomi: Veliaj zgjoi nga gjumi Tiranën, model suksesi

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, gjatë një interviste televizive për “A2cnn”, u ndal te Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si shembull i suksesit.

“Z. Veliaj është një nga ato figurat që tregoi se në katër vite Tirana u zgjua. Kemi vepra në Tiranë, që janë shumë të rëndëisshme. Shiko këtu rivitalizimin e pazarit, muzetë, nxitja e sipërmarrjes private te Kalaja e Tiranës. Fakti i vendosjes së një takse për të rritur numrin e shkollav tregon fokusin e Bashkisë së Tiranës për të forcuar arsimin. Puna e bërë në Tiranë duhet të jetë një shembull për bashkitë e tjera”, tha Ekonomi.

Me pak fjalë, ajo e cilësoi Veliajn si model suksesi nga i cili duhet të marrin shembull të gjithë. /Tiranapost.al/