Filma Lifestyle Te gjitha TIP top

Egla Harxhin e merr babi në film


Në kinematë e qytetit po shfaqet ‘Tuneli’, një film i konceptuar mbi një tregim të Pëllumb Kullës, por i rishkruar me një skenar që i flet politikës së ditëve të sotme nga Ilir Harxhi, i cili është dhe regjisor i filmit.

Mes emrave si Robert Ndrenika, Enver Petrovski, Arben Derhemi, etj, pamë se një rol kishte edhe Egla Harxhi, e cila është e bija e Ilir Harxhit. Ajo është bashkëshortja e shoferit të kryeministrit (luajtur nga Arben Derhemi), një prej personazheve kryesorë të filmit. Një rol i cili nuk mund të themi episodik, pasi Egla ishte pjesë e disa skenave.

Egla ka studiuar për arkitekturë në Paris e më pas aktrim. Megjithatë të parën nuk e ka përqafuar si zgjedhje të profesionit, sepse tek ajo ka qenë më e fortë dëshira për t’u shprehur dhe për të performuar, prandaj fotografia dhe modelingu janë fushat ku e kemi parë më tepër.

egla
Egla Harxhi dhe Arben Derhemi, te cilet ne film jane bashkeshorte

Së shpejti, Egla pritet të bëhet nënë e një djali nga marrëdhënia e saj me Alexandre Ale De Basseville dhe Aleksian, të cilin do ta quajnë Lucifer.


O.Zh/Tiranapost.al/

Na kontaktoni: [email protected] /

+355684081690

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *