Aktualitet

Egla dhe Visi do vazhdojnë të jenë burrë dhe grua. Së shpejti!

Kanë kaluar të paktën 6 muaj që kur Vis Pupa tha se do të vazhdojë me një program humori, por që është në bisedime me televizionet. Sot e ftuar te Rudina ishte Egla Ceno, bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, e cila tha se janë në telefonata me njëri-tjetrin për të rinisur, vetëm se mometalisht ajo ka disa impenjime në teatër.

[caption id="attachment_213042" align="aligncenter" width="572"](Rudina dhe Egla, foto nga Instagrami)[/caption]

“Me Visin jemi duke kontaktuar vazhdimisht në telefon. 'Burri dhe gruaja' do të vazhdojë vetëm se po presim të mbyll impenjimet e teatrit”, tha Egla, e cila për hir të shfaqjeve në teatër nuk kishte pranuar një ofertë që i ishte dhënë në Itali për të punuar në një program./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]