Aktualitet

Editorial i Financial Times: Vetoja e Macron gabim historik. Çfarë rrezikon tani Ballkani, sidomos nga Maqedonia e Veriut

Të dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë ndryshime të jashtëzakonshme për të arritur në këtë pikë. Shqipëria u përkul para presionit të BE për të verifikuar të gjithë gjyqtarët nga një panel i pavarur, gjithashtu i dha agjensisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar më tej, duke ndryshuar edhe emrin si zgjidhje e një mosmarrëveshje prej dy-dekadash me Greqinë dhe kjo vetëm për të hapur rrugën për në BE. Por nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e Maqedonisë së Veriut, të cilët më pas do kundërshtojnë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe do rindezin ndjenjën panshqiptare (nacionaliste) në të gjithë rajonin, për Ballkanin mund të kthehen përsëri ato ditët e errëta.
Editorial i Financial Times: Vetoja e Macron gabim historik. Çfarë

Vetoja e Emmanuel Macron kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Europën dhe minon aspiratat e saj për tu bërë një fuqi e madhe gjeopolitike. Në një akt të intranigjencës neo-gulliste, presidenti francez cënoi politikën e zgjerimit të BE-së, bllokoi zbatimin e një prej instrumenteve themelore të politikës së Jashtme, minoi besimin në premtimet e tij, dhe rrezikon të destabilizojë Ballkanin. Dhe të gjitha këto ndodhin për shkak të një lideri që pretendon të fuqizojë frymën evropiane në emër të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Maqedonisë së Veriut dhe fqinjit Ballkanik, Shqipërisë, iu premtua se do të fillonin bisedimet e anëtarësimit që në qershor të vitit të kaluar, por kjo nuk ndodhi. Katër muaj më parë BE vendosi që të pritej dhe pak duke premtuar dritën jeshile në samitin e javës së kaluar në Bruksel, por të dy vendet morën një ‘Non’ francez.

Të dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë ndryshime të jashtëzakonshme për të arritur në këtë pikë. Shqipëria u përkul para presionit të BE për të verifikuar të gjithë gjyqtarët nga një panel i pavarur, gjithashtu i dha agjensisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar më tej, duke ndryshuar edhe emrin si zgjidhje e një mosmarrëveshje prej dy-dekadash me Greqinë dhe kjo vetëm për të hapur rrugën për në BE. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, tregoi guxim të madh për të pranuar këtë marrëveshje dhe investoi shumë kapital politik në të.

Macron dha dy argument në vendimet e tij: E para që BE duhet të forcojë politikat dhe institucionet e saj ekzistuese para se të shtohen anëtarë të rinj në union. E dyta, një reformim të procesit të zgjerimit që vendet që do të anëtarësohen të përfitojnë që nga fillimi. Këto janë argumente të vlefshme.

BE-ja në fakt duhet të rregullojë vendimmarrjen, të forcojë eurozonën dhe shumë gjëra të tjera. Gjithashtu ka nevojë për mekanizma të rinj për t'i mbajtur anëtarët brenda standardeve demokratike. BE duhet të sigurohet që vendet anëtare të veprojnë me përgjegjshmëri, të garantojnë pluralizmin politik dhe të sundojë ligji.

Dakord me të gjitha këto, por nuk ka asnjë arsye pse këto çështje të mos adresohen pasi BE të fillojë negociatat zyrtare të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një proces që ndoshta do të zgjasë një dekadë deri në anëtarësimin e plotë.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për krimin e organizuar, korrupsionin dhe sundimin e ligjit, veçanërisht në Shqipëri, e adresuar nga disa vende të BE-së. Danimarka dhe Holanda gjithashtu kundërshtuan negociatat për Tiranën dhe Shkupin. Megjithatë, Franca tregoi se nuk dëshiron aspak zgjerim. Është e vështirë të imagjinohet që Macron të ndryshojë mendimin e tij dhe ta ngrejë fuqishëm këtë çështje para votuesve francezë, pra para zgjedhjeve të vitit 2022.

Duke mbyllur derën e zgjerimit, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe me vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.

Nëse BE nuk mund t'i tërheqë fqinjët pranë vetes, do i duhet të mendojë si të veprojë më tej me një politikë të jashtme autonome, gjoja një objektiv kryesor që ka Parisi. Por nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e Maqedonisë së Veriut, të cilët më pas do kundërshtojnë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe do rindezin ndjenjën panshqiptare (nacionaliste) në të gjithë rajonin, për Ballkanin mund të kthehen përsëri ato ditët e errëta.

-Ky artikull nuk mund të ribotohet pa lejen e editorit./ Linku origjinal nga Financial Times, / Tiranapost.al. E.B