Aktualitet

Editorial i Financial Times: BE po përsërit gabimet e kaluara në Ballkan

Prej kohësh, udhëheqësit Evropianë kanë bërë gabimin e të konkuruarit kundër njëri tjetrit ne Ballkan. Ata kanë gabuar gjithashtu duke e trajtuar rajonin ose si një pellg të parëndësishëm në krahasim me shqetësimet e tyre bazë ose si një moçal prej të cilit vendet e pasura e më të qëndrueshme të Evropës duhet të distancohen. Ngjarjet e këtyre 200 viteve kanë treguar se asnjë prej këtyre qasjeve nuk funksionon, në mos shkaktojnë probleme më të mëdha. Përsëritja e gabimeve të së shkuarës do të ishte një tragjedi për Bashkimin Evropian. Lexoni më poshtë editorialin e plotë publikuar nga Financial Times, nisur nga vendimi i djeshëm për shtyrjen e çeljes ose jo të negociatave për në tetori.
Editorial i Financial Times: BE po përsërit gabimet e kaluara në

Ka kaluar një vit qëkur Greqia dhe vendi që tani quhet Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje historike për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare, në një sukses të rrallë diplomatik në Ballkan. Por tani BE sërish, nuk ecën para. Në samitin e djeshëm pati një konkluzion por jo një vendim pasi u shty që vendimi të merret në tetor. Vonesa në vendim është në fakt për të ardhur keq. Rruga drejt anëtarësimit në këto vende është jetike, jo vetëm për të mbajtur vrullin e reformave, por për të përcjellë një mesazh në gjithë rajonin, se dyert e BE-së janë të hapura.

Edhe pse Komisioni Europan dha rekomandimin muajin e kaluar për të filluar bisedimet me të dy vendet, duket se lodhja nga ideja e zgjerimit dhe ndjenjat anti-emigrantëve kanë bërë që kryeqytetet e Perëndimit të tregohen më të kujdesshëm. Parlamenti gjerman ka shtyre vendimin deri në tetor, parlamenti holandez ka hedhur poshtë hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Presidenti Macron preferon të përqendrohet në reformat e brendshme të BE-së dhe forcimin e euro-zonës, por gjithashtu ka ndikuar edhe frika, pasi duke rënë dakord për bisedime të reja për anëtarësim, mund të përdoret kundër tij nga kritikët e brendshëm të majtë e të djathtë.

Sido që të jetë, të paktën marrëveshja Greqi-Maqedoni e Veriut meriton të shpërblehet. Qeveria e kryeministrit Zaev tregoi guxim të madh dhe investoi shumë kapital politik deri në arritjen e marrëveshjes. Marrëveshja është përfshirë në ligjin e fortë ndërkombëtar, por ende shoqërohet me kritika brenda dy vendeve, e në Greqi do zhvillohen zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshë. Një dritë jeshile, një mbështetje nga BE, duke hapur bisedimet me Shkupin, do të ndihmonte në forcimin e marrëveshjes.

Shqipëria gjithashtu ka bërë progres të rëndësishëm në reformën në drejtësi, ndonëse rrjetet e krimit të organizuar mbeten problem jo vetëm brenda vendit por edhe në nivel evropian.

Kryeministri Rama përballet me akuzat e manipulimit të zgjedhjeve, të cilat i mohon. Kjo situatë do ishte një justifikim që negociatat të fillonin më parë me Maqedoninë e Veriut, por do të kishim një rritje të hendekut mes shqiptarëve dhe shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Për të qenë të sinqertë, cilësia e demokracisë dhe sundimit të ligjit mbetet nën standardet e BE-së në të dy vendet. Por fillimi i bisedimeve për anëtarësim, që ende kërkon vite deri në anëtarësimin e plotë, ishte mënyra më e mirë për të vijuar reformat dhe rrjedhimisht demokracinë. Dritarja e mundësive nuk do jetë e hapur dhe nuk dihet për sa kohë. Aspekti ekonomik luan rol me rëndësi gjithashtu.

Tregtia mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor arriti 54 miliard euro vitin e kaluar. Kompanitë e BE-së janë investitorët më të mëdhenj në rajon. Qasja më e madhe në tregjet e BE-së duhet të ndihmojë në ngritjen e standardeve reale të jetesës dhe në rritjen e stabilitetit.

Ndërkohë BE-ja përballet me rivalitetin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Këto tre vende kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon me efekte potencialisht të dëmshme. Investimi kinez, në veçanti, duket tërheqës në rajon.

Prej kohësh, udhëheqësit Evropianë kanë bërë gabimin e të konkuruarit kundër njëri tjetrit ne Ballkan. Ata kanë gabuar gjithashtu duke e trajtuar rajonin ose si një pellg të parëndësishëm në krahasim me shqetësimet e tyre bazë ose si një moçal prej të cilit vendet e pasura e më të qëndrueshme të Evropës duhet të distancohen.

Ngjarjet e këtyre 200 viteve kanë treguar se asnjë prej këtyre qasjeve nuk funksionon, në mos shkaktojnë probleme më të mëdha. Përsëritja e gabimeve të së shkuarës do të ishte një tragjedi për Bashkimin Evropian. Linku origjinal këtu./ Përkthyer për Tiranapost.al E.B