• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Edison Ypi një mesazh për Jurinë Kadare


    Në një reagim për tiranapost.al Edison Ypi i dërgojë një mesazh jurisë Kadare. Shqetësimit i Ypit është si gjithmonë në gjuhën e tij të fortë dhe të drejtpërdrejtë.

    Edison Ypi: E lus Jurinë e “Çmimit Kadare” ta respektojë emrin e lartë me vendimet që do marri. Nëse Çmimin e Parë do ja japi dikujt që nuk i ka të gjitha fjalët e zgjedhura, të gjitha presjet në vendet e duhura, të gjitha arsyetimet të qarta dhe të vlefshme, nëse drejtpërdrejt ose tërthorazi mburr sadopak veten, cilidoqoftë autori, do ta shkoj në hell, do ta pjek me zjarr të ngadaltë, do ja pres mishin me gërshërë, do ja bëj hallatet kukurec, do ja nxjerr sytë me pirun, do ta bëj ta flaki penën në hale me dorën e vet. Nëse paskëtaj do ti kujtohet edhe një herë të vetme se dikur ka pretenduar diçka në Letërsi, pjesën e mbetur të jetës deri në varr, do ta kalojë spital më spital me shpresën e kotë se do shërohet nga ca sëmundje të panjohura që do ja gërryejnë mishin dhe kockat dita-ditës mes ulërimave/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post