Aktualitet

Edi Reja e nis 'me halle' postin e trajnerit të Kombëtares

Edi Reja e nis 'me halle' postin e trajnerit të Kombëtares

Dje u bë zyrtare se Edy Reja do të bëhet trajneri i Kombëtares dhe pritet që në pak orë të marrë drejtimin pasi të nënshkruajë kontratën. Ndihmësi i Reja-s u zgjdh Alesandro Kalori, i cili njihet si ish mbrojtësi i talentuar i Italisë i cili tashmë është edhe trajner.

Por sipas mediave italiane ka lindur një problem, siç shkruan portal i gazetarit të njohur Xhanluka Di Marcio, Kalori është shkarkuar nga ekipi i Ternana por kontrata nuk ka mbaruar ende dhe palët nuk i kanë zgjidhje problemit.  Ai do duhet të zgjidhë problemin që të jetë i lirë në detyrën e asistentit të trajnerit të Kombëtares.

Kujtojmë se Kalori ishte bashkë me Rejan gjatë ndeshjes së Kombëtares në Shkodër. Një tjetër emër si asistent i tij është përfolur Ervin Bulku i cili mbajti detyrën e trajnerit provizorisht./Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/zyrtare-kombetarja-ne-duart-e-edoardo-reja/