Aktualitet

Edi Rama tregon pse hapi televizionin e tij për të shmangur katundin mediatik

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar hapjen e televizionit të tij “ERTV”. Nga emisioni “Të paekspozuarit”, Rama tha se e ka hapur këtë mjet komunikimi. Po ashtu, shefi i qeverisë ka folur edhe për atë që e cilëson si “katund mediatik”.

“Është mjet komunikimi që e ka sjellë kohë, pa ndërmjetës. Pa ndërmjetës të huaj. Si katund mediatik këtu në Tiranë që ndërmjetësoni për të tretë. Shumë c’ka që njerëzit kanë nevojë të dinë nuk e marrin vesh. Sa më shumë debate analistësh ndjeksh aq më shumë informohesh gabim. Është një opsion aletarnativ që njerëzit të më ndjekin”. Për Ramën, ekziston një katund politiko-mediatik që tjetërson të vërtetat për interesa të tjera.

Ylli Rakipi -Edhe qeverisje katundarësh kemi?

Edi Rama: Ka edhe një katund politik, e mediatik që kanë gazetarë, politikanë, që kujtojnë se i dinë të gjitha. Po Shqipëria ka njerëz që luftojnë e jetojnë për të jetuar dhe mbijetuar, për të bërë sukses apo për të mbajtur frymën gjallë dhe këtyre njerëzve katundi mediatiko- politik përpiqet t’ju imponohen sipas interesave financuare dhe politike.