Politikë

Edi Rama tregoi vetëm një variant për largimin e tij!

Edi Rama tregoi vetëm një variant për largimin e tij!

Rama: Jam këtu se e di që nuk e zgjidh ikja ime. Nëse do zgjohesha në mëngjes dhe do besoja se këtu vjen normalizimi, se situata do zgjidhet, e çdo gjë do bëhet mirë me ikjen time, do kisha ikur. Nëse unë do mendoja që Saliu të nesërmen e ikjes time do bëhet njeri, dhe do mendojë një herë të vetme që ky vend nuk është i tij, dhe mos mendojë ta djegë sa herë që ai nuk ka pushtet, apo mos ta hedhë në herë sa herë i teket atij, do kisha ikur. Por nuk besoj që kjo ndodh dhe më mban përgjegjësia dhe s’mund ta lëmë këtë vend gjithmonë peng të Saliut. Kjo nuk është çështje pushteti. Kemi një kornizë të përcaktuar, dhe brenda asaj kornize ne flasim se ç’mund të bëjmë.

Fevziu: Por ka pretendimet e palës tjetër, se zgjedhjet janë vjedhur?

Rama: Po palën tjetër thirrreni. Mos më thoni mua, ka një pretendim. /Tiranapost.al/