Aktualitet

Edi Rama shkon në studion e Arjan Çanit?

Edi Rama ka vendosur të përballet me të gjithë kritikët. Gazetari Arjan Çani në hapje të emisionit të tij “Zonë e lirë” , ku i ftuar ishte Ben Blushi, deklaroi se javën që vjen do të jetë i ftuar Edi Rama.

Vetë gazetari deklaroi se kishte pa folur me kryeministrin që në vitin 2010. Por nga një kërkim del se Çani dhe Rama kanë trokitur gotat në 24 Dhjetor të 2014.

Ishte një mbrëmje e organizuar nga Kryeministri me gazetarët për festën e fundvitit, në Pallatin e Brigadave.

[caption id="attachment_70442" align="aligncenter" width="960"]Foto 24 Dhjetor, 2014Foto 24 Dhjetor, 2014[/caption]

Nëse vërtetë Rama do të jetë në studion e Çanit duhet të presim deri të premten e ardhshme pasi dhe vetë gazetari ishte me dyshime. Kryeministri nuk ka qenë në studion e “Zonë e lirë” që në vitin 2009.

Po ashtu një përballje do ta ketë edhe me analistin Fatos Lubonja në 15 qershor në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi.