Aktualitet Te gjitha

Edi Rama poston foton me presidenten kroate, me një togfjalësh të njohur të tij


Krocia në finalen e Botërorit ka thyer jo vetëm shpresën e madhe të Anglisë dhe devizën “it’s coming home” por edhe tabunë. Për herë të parë një vend ballkanas është në finalen e Botërorit. Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Samitin e Natos, ka postuar menjëherë pas ndeshjes një foto me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, duke shkruar me hashtag thjesht phtohoofthëday, foto e ditës.

Në fakt po, kjo është fotoja e ditës. Shefja e delegacionit europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është kroate dhe me siguri edhe ajo ka gëzuar sonte.