• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Edi Rama mban fjalimin për Ilir Metën dhe thotë disa gjëra për herë të parë


    “Edhe mbret të të gjitha trojeve shqiptare po ta bënit Ilir Metën, prapë s’do të kënaqej”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend për Presidentin, ndërsa u shpreh si rrallë ndonjëherë se pavarësisht skandaleve të përfshira gjithmonë është falur dhe i është dhënë mundësia të dalë i penduar, i burrëruar.

    “E pyes shpesh veten çfarë kërkon më shumë ilir meta nga Shqipëria, kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, që pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë dhe kryeministër dhe kryetar Kuvendi, dhe president, si askush tjetër në histori. Kujt i janë falur skandale dhe i është dhënë mundësia të rilindë i penduar, i burrëruar? Kujt i takon të pyes veten që t’ia lajë sadopak detit me borxhe që ka shqiptarëve, lumin me borxhe që iu ka shqiptarëve, që t’iu lajë socialistëve dhe zgjedhësve të mi, borxhet e të gjitha rasteve kur më kanë mbështetur mua. Janë pyetje retorike këto historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politikan, me të cilin Shqipëria ka qenë kaq zemërgjerë.

    Iliri është mësuar keq, ta përqesh fatin e tij, ta shqelmojë derën e tij, duke u bërë protagonist e një skene ku nuk i mjafton vendi që ka, maja ku ngjitet. Mbret i të gjithë shqiptarëve, po ta shpallnin shqiptarët, madje dhe të trojeve shqiptare, prapseprapë Ilir Meta s’do ndihej mirë. S’do të ndalej së sunduari, me pangopësinë e tij të pashpjegueshme, me pagjumësinë e tij të pa ngushëllueshme.

    Për cilën arsye në botë presidenti i Shqipërisë duhet të bëjë shkeljen më skandaloze të Kushtetutës, me fshirjen e firmës së tij. Për të justifikuar një budallallëk që do të shënohet si rast unik në histori. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha këto me dy fjalë: Ilir Meta”, tha Rama./ Tiranapost.al