Aktualitet

Edi dhe Linda. Dy rockstarë për çift kryeministror

Linda Rama ka hequr dorë nga flokët e errëta, look me të cilin jemi mësuar ta shohim që kur është bërë pjesë e jetës publike. Së fundi, ajo ka marrë pjesë në një aktivitet kulturor krah bashkëshortit të saj ku është shfaqur me flokë të kuqe, por duke ruajtur stilin e krehjes. Kjo ngjyrë i ka dhënë një freski Lindës dhe disa vite më pak. Ajo që bie menjëherë në sy kur sheh fotot, është se sa të sinkronizuar duken ata të dy në mënyrën e të veshurit. Të dy kanë veshur T-shirte të zeza me printe ngjyrë të bardhë e pantallona të gjera. Nuk e dimë nëse kjo është një formë për të mbështetur bashkëshortin në daljet e tij, apo koha e kaluar së bashku ka unifikuar shijet e tyre. Megjithatë nuk kishim parë tjetër herë një çift kryeministror që duket si çift rocksatrësh!

el1

el2

el3

O.Zh/Copyright Tiranapost.al