Aktualitet

Veliaj theu rekordin e tij në Maratonë, mori edhe një çmim

Siç edhe e kishte premtuar më parë, kryebashkiaku, Erion Veliaj arriti të thyente rekordin e tij në krahasim me Maratonën e vitit të kaluar.

Ai garoi në kategorinë 10 kilometra, të vrapuesve amatorë dhe e përshkoi pistën për 59 minuta e 05 sekonda.

Edhe pse nuk u rendit në një prej tre fituesve, Veliaj u ndërua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativën dhe organizimin e maratonës.

“Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona”, u shpreh Veliaj në fund.

Ai ka vrapuar çdo ditë herë herët në mëngjes, e herë në darkë duke u stërvitur për Maratonën. Sidomos muajt e fundit. / E.D/ Copyright Tiranapost.al/Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]