Aktualitet

Edhe Shkupi në protestë, shkak niveli i lartë i ndotjes

Edhe Shkupi në protestë, shkak niveli i lartë i ndotjes

Dhjetëra banorë të Shkupit kanë dalë në protestë ditën e sotme për të ngritur zërin kundër nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Ata kërkuan nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit që ka shtuar vdekshmërinë, si pasojë e sëmundjeve kancerogjene. Sipas “Zërit të Amerikës”, pankartat e protestuesve ishin në gjuhën maqedonase, drejtuar deputetëve republikanë dhe ministrave në qeverinë e Zoran Zaevit, të cilët, sipas tubuesve, nuk po hedhin hapat e nevojshme për uljen e ndotjes së ajrit, që sidomos në muajt e dimrit, arrin përmasa alarmante.

Protestuesit akuzojnë qeverinë se masat e deritanishme kundër ndotjes janë truke për të mashtruar popullatën. /Tiranapost.al/