Lajme nga Bota

Edhe SHBA bën apel për vaksinën ndaj fruthit. Raportohen 50 të prekur

Edhe SHBA bën apel për vaksinën ndaj fruthit. Raportohen 50

Zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët për fruthin, pasi janë shtuar rastet e përhapjes së kësaj sëmundje. Më 5 shkurt, u njoftuan 50 raste të reja në shtetin Uashington, dhe pesë raste në Hjuston, të Teksasit.

Sipas “Zërit të Amerikës”, shumica e rasteve janë fëmijë të pavaksinuar.

Fruthi u eliminua plotësisht në Shtetet e Bashkuara 19 vjet më parë, dhe dyshohet se rastet që u shfaqën së fundmi janë të importuara nga vende të tjera.

Fruthi është sëmundje e rëndë dhe është veçanërisht e rrezikshme tek fëmijët e vegjël. Komplikacione si pneumonia, encefaliti dhe enjtja e trurit, mund të shkaktojnë vdekjen ose dëmtime të pariparueshme. Për këtë arsye, doktorët u bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët. /Tiranapost.al/