• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Edhe sa mund të udhëtosh nëse treguesi i karburantit është te e kuqja


    Nëse ka një tregues që shohim sapo hymë në makinë është ai i naftës/benzinës. Nëse sabratori i karburantit është bosh dhe shigjeta ndodhet te e kuqja, mendoni se mund të udhëtoni vetëm pak minuta.

    Kështu që me siguri i drejtoheni një pike karburanti ose në ndonjë rast dëshironi të rrezikoni dhe të shikoni sesa larg mund të shkoni me dritën e kuqe të ndezur.

    Një grafik i realizuar nga “YourMechanic” tregon listën e 50 makinave më të shitura dhe ajo prej të cilës do të çuditeni është fakti se, kur ndizet drita e kuqe thuajse në sabratorin e çdo  automjeti ka 7-11 litra karburant të mbetur.

    Për disa makina dhe në varësi të mënyrës sesi e drejton, mund të bëni deri në 160 km, derisa makina t’ju lërë në rrugë.

    Kjo është bërë me qëllim, pasi ata që bëjnë makina janë të kujdesshëm që drita t’ju paralajmëroj. Pasi nëse makina do të ndalonte së lëvizuri sapo të ndizej drita atëherë do të mbesnin të gjithë në mes të rrugës. / Burimi Road and track/ Tiranapost.al

    *Njësia matëse në tabelë është gallon (1 gallon = 3 litra)

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post