• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Blogu i Dianes Kryesore Të gjitha

    Edhe një herë mbi vrasjet e grave


    Nga Diana Çuli*

    Për fat të keq nuk është hera e parë që shkruaj për këtë çështje, ka më shumë se tridhjetë vjet që shkruaj. Si shumë e shumë prej nesh. Vrasja e gjyqtares, që rëndoi mbi ndërgjegjen tonë në këto ditë është vrasja makabre e radhës. Dhe ne po kërkojmë arsyet – me të drejtë – të kësaj dukurie të paprerë, të vazhdueshme, që na shfaqet befas e gati çdo ditë në jetët tona. Dhe ne shpesh nuk mendojmë se gati jemi mësuar të bashkëjetojmë me të.

    Përpiqemi të analizojmë, të kupojmë; sulmojmë qeverinë, sistemin e drejtësisë, policinë, ekonominë, pothuajse gjithçka. Nganjëherë, duke lexuar analizat, më dukej se njerëzit, madje dhe disa gazetarë të mençur,e përdorin si çështje politike, për interesa të tyret dhe jo si çështje me interes të madh e shqetësues publik. (Ose, edhe sepse e shohin nga një këndvështrim mashkullor. Përse të mos mendojmë se e shohin edhe nga një këndvështrim mashkullor?)

    Të gjitha këto edhe mund të qëndrojnë: duhet të përmirësojmë legjislacionin (që, në të vërtetëështë përmirësuar mjaft ndër vite), të sensibilizojmë pandërprerë organet drejtuese të shtetit tonë për problemin etj. Por, këto janë pasoja, janë masa për t’u ndërmarrë, nuk janë thelbi i çështjes,  i cili është shumë më i thellë.

    Arsyet që një burrë vret një grua nuk janë thjesht ekonomike, jo thjesht sepse janë të varfër. Se atëhere varfëria duhet të barazohej me vrasjen e përditshme. Vrasje të grave nga burrat ka dhe në Manhatan, dhe në lagjet e pasura të Parisit, dhe në Tiranën tonë të Bllokut, dhe mes çifteve që kanëshumë para. Vrasja e Fildes Hafizit nuk ishte vrasje për shkak të ekonomisë. Ishte vrasje për shkak “të pronësisë”.Të konceptit “prona ime” që ish burri i saj, Fadil Kasemi, kishte për gruan në përgjithësi.

    Arsyet që një burrë vret një grua nuk janë sepse ai “vret nga xhelozia, se e do shumë”, as se ndodhej “në një moment turbullire mendore””.

    Arsyet që një burrë vret një grua nuk lidhen me numrin në rritje të divorceve dhe që, sipas disa analistëve, është anormal. Të ndalemi njëçast këtu. Përse divorci është anormal?

    Sepse, sipas këtij koncepti, gratë duhet të durojnë “kafshërinë”e sjelljes së një babai, siç shkruante në FB vajza e zgjuar dhe e mrekullueshme e Fildesit?

    Sepse, sipas frikës ndaj divorcit, gratë duhet të mos denoncojnë dhunën, të mos kenë të drejtë të jetojnë jetën e tyre, tëmos kenë lirinë etyre për të zgjedhur në do ta vazhdojnë atëmartesë apo jo? Them “gratë”, sepse numri më i madh i divorceve kërkohet nga gratë. Që përkthehet fare qartë: se ato nuk e durojnë dot dhunën. Dhe unë ndihem krenare për ato gra që kërkojnë divorc dhe nuk durojnë dot dhunën. Që janë të lira të vendosin, tëjenë të pavarura, të bëjnë karrierën e tyre, pa patur nevojën e një burri që i shikon si pronë. Mua më rregullohet dita kur lexoj shifra si 70% e divorceve kërkohen nga gratë! Sepse E DIçfarë kanë hequr ato në atë martesën e tyre-makth!

    Jo dhe aq në rastin e Fildesit, por në shumë raste të tjera shtypi flet për  “dramën e ndarjes”, ai nuk duroi, dramë bashkëshortore, etj. Po pse gjithnjë një ish bashkëshort tërbohet nga kjo drama dhe kërkon t’ia mbysë lirinë gruas dhe ta vrasë dhe jo bashkëshortja, e cila rropatet të rrisë fëmijët?

    Le të hedhim pak sytë rrotull nesh. Se problemi nuk është vetëm shqiptar. Eshtë botëror. Në Italinë fqinje – vend një milion herë më i pasur se ne, çdo dy ditë vritet një grua! Nga i fejuari, bashkëshorti apo bashkëjetuesi. Pothuajse shifra të ngjashme ka Franca dhe Gjermania. Po unë nuk lexoj asnjëherë arsyetime të ashtuquajtura “nga varfëria”apo nga “mungesa ekonomike”në shtypin italian,  francez apo gjerman. Përkundrazi, atje bëhen analiza të thella rreth refuzimit të burrave për të pranuar vendimin e grave për divorc, përshembull, si liri e zgjedhjes, si pavarësi dhe ruajtje e identitetit tëtyre.

    Ky është një prolem, thonë analistët europianë, që nuk kërkon vetëm zgjidhje juridike e gjyqsore, por më shumë kulturore dhe edukuese. Sepse, si në Shqipëri apo në botë, pothuajse  të gjitha vrasjet e grave që kryhen nga burrat janë për shkaqe kulturore – që do të thotë për shkaqe prapambetjeje, fanatizmi, patriarkalizmi,

    Shumica e vrasjeve midis burrave nuk e kanë elementin që lidhet me seksin e viktimës, kurse vrasjet e grave nga burrat lidhen me seksin e tyre femëror.

    Ne nuk i drejtohemi shumëkulturës sonë, urrejtjes dhe paragjykimeve ndaj grave. Shoqëria patriarkale i urren gratë, i përbuz, mendon se ato janë pronë e burrit. Burrat që vrasin gratë nuk e bëjnë padyshim nga dashuria. Në vendet perëndimore, në Spanjë, për shembull, ligji (i vitit 2004)e përcakton dhunën gjinore si shprehjen më brutale të pabarazisë gjinore, të prodhuar nga strukturat patriarkale dhe si problem publik. Për këto lloj krimesh ka gjykata speciale.

    Sociologia franceze Catherine Guillaumin, që ka ndërruar jetë së fundmi, thekson “se burrat kanë bindjense gruaja e tyre është pronë e tyre (si dhe fëmijët) Këtë, thotë ajo ata e kanë të rrënjosur që nga rituali katolik (“deri sa vdekja të na ndajë”) dhe nga mjedisi familjar. Ky qëndrim është i vjetër sa bota, që nga e drejta romake ku babai i familjes kishte të gjitha të drejtat mbi jetën dhe vdekjen e gruas dhe të fëmijëve të tij. Madje në  kodin romak moral  babai kishte të drejtën të vrasë dhe gruan dhe fëmijët Sot, shton sociologia, këtë kod moral e kemi të pashkruar. ..që mban mbi vete shpesh “kodin e nderit”. Burrit i dhunohen vlerat klanike dhe mashkullore.”( Kur e thotë ajo, për Francën!)

    NO WOMEN’S LAND….

    ……ishte titulli i një libri të një gazetareje franceze mbi dhunën dhe vrasjet ndaj grave.

    Nuk ka nevojë ta njoh burrin që vrau Fildesin e fortë, trimëreshë, të pavarur dhe të bukur. Nuk dua ta di ku ka lindur, çfarë pune ka bërë, sa para ka patur. E kam të qartë kategorinë e tij, sikur ta shoh në film. Jam e sigurt që ai ka lindur në një mjedis familjar ku patriarkalizmi ka qenë mënyrë jetese, ku gratë kanë qenë të nënshtruara dhe burrat kanë komanduar. Ku dhe vetë gratë kanë menduar se kjo mënyrë jetese është e drejtë dhe i kanë hapur dritën jeshile shtypjes sëgrave të tjera. Ku koritet nderi, po të la gruaja, ku shkolla e gruas, puna e gruas, jeta jashtë shtëpie e gruas durohet nga halli, që po jeton në këtë kohë të mallkuar, kur shoqëria e lejon këtë gjë dhe jo në kohëne bekuar të Kanunit, kur ah, o perëndi, ç’mrekulli kohore kur gratë nuk bënin gëk! E kam të qartë se mendja e tij punon vetëm drejtvizore, se dhuna i duket normale, fyerja gjithashtu, rrahja efëmijëve natyrisht…Njësoj si ai kamikazi i mjerë që pandeh se po të hidhet në erë do të gjejë në qiell shtatëdhjetë virgjëresha, kamikazi patriarkal pandeh se vrasja e gruas i sjell atij nderin në vend. Kjo është bindja e tij, formimi i tij, ai habitet, në të vërtetë, përse shoqëria po pranon e nuk bërtet e indinjuar që po e fusin në burg. Ai do t’i kalojë dekadat e burgut krenar, fundja, se i ka punët në rregull me nderin e sedrën e tij. Ai e di që fshehurazi shumë burra të tjerë, si ai, mendojnë në heshtje:I lumtë dora!

    …..Ne do t’í përmirësojmë përsëri ligjet, do të forcojmë më tej policinë, ndoshta do ta rritim dhe ekonominë, por gjëja që është më e vështira, më e rënda, më e gjata në kohë është ndryshimi kulturor…….

    *E drejta për ribotim vetëm me lejen e editorit të Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post