Aktualitet

Edhe nëse opozita ka plan të pengojë zgjedhjet, si do e bëjë?

Edhe nëse opozita ka plan të pengojë zgjedhjet, si do e

Ky ishte titulli i gazetës Albanian Free Press ditën e sotme, për zhvillimet më të fundit politike në vend, në një kohë kur Rudina Hajdari formon grupin parlamentar me deputetët e rinj të PD ku në krye është vetë, e nga ana tjetër Basha dhe Kryemadhi deklarojnë se nuk ka zgjedhje nëse Rama nuk largohet e më pas të vendoset qeveri tranzitore dhe të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Rama është i hapur për dialog, dhe kërkon  të votojnë bashkë reformën zgjedhore, por kurrsesi të shtyhen zgjedhjet apo të lëvizë qeveria.

Çfarë ndodhi dje? 

Partia Demokratike dhe LSI mbodhën kryesinë në një ditë. Ata shpallën planin për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale nëse Rama nuk ikën para 30 qershorit. Basha dhe Kryemadhi mandatohen të negociojnë veprimet e mëtejshme, nuk ka më protesta kur ka parlament. Kryesia e PD nuk përmend zgjedhjet e parakohshme si opsion. Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla gjithsesi e sfidon Bashën: E megjithatë më 30 qershor, zgjedhjet do të zhvillohen. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B