• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    “Edhe nëse martohem 50 herë, emri i saj është gdhendur në zemrën time”


    Bashkëshorti i një gruaje turke të rrëmbyer në Arabinë Saudite 27 vjet më parë, po i përgjërohet që ajo të heqë dorë nga jeta e re që ka ndërtuar dhe të kthehet në shtëpi.

    Fahire Kara u rrëmbye nga një burrë pasi ajo u lëndua nga një aksident në Mekë ku ndërruan jetë rreth 1000 pelegrinë. Pas një kërkimi nga 12 fëmijët e saj ajo u gjend por ka refuzuar të kthehet në shtëpi.

    Për Fahiren, të kthehet në Turqi mund ta përfshije atë në disa akuza që mund të sjellin vdekjen e saj apo qëllime me gurë, ose të denoncohet nga burri i saj me të cilin ka tre fëmijë të tjerë për të cilin thuhet se është rrëmbyesi.

    Image result for Mecca

    Burri i parë  i saj kërkon që kjo torturë të marrë fund duke i treguar gazetarit Muge Anli gjendjen emocionale. “Sa herë dikush troket në derë vrapoj sepse mendoj se është ajo që po vjen në shtëpi”, tha Abdullah Kara.

    Ai përshkroi se si gruaja e tij zgjohej në mes të natës për të parë nëse fëmijët po flinin. “Ajo është gjithmonë në ëndrrat e mia”. Edhe pse ai është martuar me një grua tjetër ai insiston se shtëpia e tij është e Fahires.

    “Edhe nëse martohem 50 herë, Emri i Fahires është gdhendur në zemrën time”.