Showbiz

Edhe mbretëreshat bëjnë statuse dashurie në rrjete sociale. Ç'i shkruan Rania mbretit të saj

Edhe mbretëreshat bëjnë statuse dashurie në rrjete sociale.

Ata u njohën kur ajo ishte 22 vjeçe as që e dinte që ai do bëhej mbret dhe u dashuruan me shikim të parë.

“Çfarë fati që kam, faleminderit për dje, për sot dhe për gjithçka që do vijë nesër... Jam kaq me fat që jam pranë teje. Zoti të bekoftë, mbreti im”, e uroi të shoqin përpara pak ditësh Rania në 26-vjetorin e martesës.

https://www.instagram.com/p/ByhWhtaBFrm/?utm_source=ig_embed

Ata u njohën kur ajo ishte studente dhe Abdallah ka thënë se sa e pa për herë të parë, e kuptoi që ajo ishte dashuria e jetës. Në atë kohë ai s`ishte mbret. Jetonin të dy në një apartament që ua bëri dhuratë mbreti Hussein.

[caption id="attachment_389582" align="aligncenter" width="611"] Rania dhe Abdallah, foto nga Vanity Fair[/caption]

Vetëm 15 ditë para se të vdiste i ati e lajmëroi se kishte zgjedhur atë për të trashëguar fronin.

Në 26 vjet martesë ata kanë 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.