Lajme nga Bota

Edhe Maqedonia e Veriut bojkoton ceremoninë e Nobelit për Peter Handke

Edhe Maqedonia e Veriut bojkoton ceremoninë e Nobelit për Peter Handke

Katër vende të rajonit Ballkanik bojkotojnë ceremoninë e Nobelit për Peter Handke. Ditën e djeshme, fill pas Shqipërisë e Kosovës, Kroacia njoftoi se do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Autorin fitues Austriak Peter Handke, i cili njihet botërisht si fans i zjarrtë i Millosheviç-it dhe ëpr deklaratata e tij anti-shqiptare.

Së fundmi edhe Maqedonia e Veriut ka njoftuar bojkotin e ceremonisë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka , e ka falënderuar homologun e tij. Përmes një postimi në Twitter, Pacolli shkruan se Maqedonia ka qëndruar krah me Kosovën në kohërat më të vështira, kur Millosheviç kreu krimet në Kosovë.

“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/pas-kosoves-edhe-shqiperia-bojkoton-ceremonine-e-ndarjes-se-nobel-it-per-peter-handke-fansin-e-zjarrte-te-milloshevic-it/