• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Edhe Kosova më 18 qershor në zgjedhje?


    Qeveria e Kosovës është rrëzuar, partia Demokratike, PDK i ka dhënë fund koalicionit qeveritar me Lidhjen demokratike, LDK pas 3 vite bashkëqeverisje. Pas rrëzimit vendi pritet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tre data të mundshme, 11, 18 ose 25 qershor. Pra brenda 45 ditësh do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Nesër Presidentit Thaçi i duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

    Mocioni për rrëzimin e qeverisë Mustafa u votua me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë “Mustafa”, prodhim i një krize paszgjedhore të vitit 2014. Marrëveshja e vitit 2014, që parashikonte Mustafën si kryeministër dhe Thaçin president, ishte arritur në fund të 6 muajve bllokimi institucional, pasi si kryetar i LDK-së kishte bashkuar votat me dy partitë e tjera në opozitë për të penguar që Thaçi të mandatohej sërish si kryeministër.

    Në këmbim mori postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhje që u konsiderua më pas anti-kushtetuese. Kriza u zgjidh në fundvitin e 2014-s me ndërhyrjen e ndërkombëtareve. LDK dhe PDK, që nga ajo kohë, për herë të dytë në Kosovën e pasluftës qeverisën së bashku deri në vitin 2016, kur Thaçi u zgjodh president.

    Me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, situata ndryshoi, u përvijua rruga drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë më poshtë do gjeni listën e deputetëve që votuan pro, kundër dhe abstenuan. E.B

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post