Aktualitet

Edhe kjo rrugë e kryeqytetit tani është e shtruar...

Dhjetë mijë banorët e zonës së “Oxhakut” në Njësinë 4 kanë një rrugë të re. Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e plotë të Rr. “Imer Ndregjoni”, ose siç njihet ndryshe rruga e “Oxhakut”, që lidh Njësinë 3 me rrugën kryesore të Njësisë 4.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo rrugë do t’u shërbejë 10 mijë banorëve të kësaj zone.

Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (1)

“Kjo ka qenë një rrugë famëkeqe e Tiranës, rruga e Oxhakut, ku dikush mendohej mirë kur kalonte në verë nga pluhuri dhe nga balta në dimër, kurse sot është një situatë krejt tjetër. Jo vetëm rruga me cilësi më të mirë, por edhe vende të reja të parkimit, hapësira të gjelbra, rregullim fasadash”, tha Veliaj, duke theksuar se ky investim ka sjellë rritje të vlerës së pronës dhe bizneseve në këtë zonë./ Copyright Tiranapost.al

Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (4)

Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (3)