Aktualitet

Edhe Kisha Orthodhokse reagon për protestën dhe lutet për një zgjidhje të shpejtë

Edhe Kisha Orthodhokse reagon për protestën dhe lutet për

Edhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve ku përmes një deklarate të shpërndarë sot për mediat bën thirrje për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë situatë të krijuar.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Deklaratë

Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve, si një shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të pasur një arsimim të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet dhe me kushte normale është një gur themeli për përparimin e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirëarsimuar dhe pa një meritokraci në vlerësimin e tyre nuk mund të ketë një zhvillim normal ekonomik dhe shoqëror.

Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre./Tiranapost.al