Showbiz

Edhe Jane Fonda ka qenë viktimë e Fake News 46 vjet më parë dhe njerëzit akoma s'e kanë harruar

Edhe Jane Fonda ka qenë viktimë e Fake News 46 vjet më parë

Fake News-it nuk i shpëton askush. Edhe Jane Fonda e ka një histori që e ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi. Është e vjetër, që në 1972-in, por ajo nuk e ka harruar ende dhe madje njerëzit e besojnë akoma për të vërtetë.

[caption id="attachment_287063" align="aligncenter" width="796"](Fotoja në Vietnam, marrë nga Google)[/caption]

“Udhëtova në Hanoi gjatë luftës vietnameze në veri të Vietnamit dhe një foto e imja, ulur në mes të një vendi në luftë, u modifikua sikur kisha qeshur. Ishte një foto e manipuluar dhe unë e kam sqaruar edhe në librin tim biografik. Po më e keqja qëndron në faktin se njerëzit ende e besojnë këtë”, tha Jane që e konsideron veten viktimë të lajmeve të rreme.

Ajo shtoi se më e keqja është që shumë njerëz nuk e dinin fare se ç`ishte lufta në Vietnam dhe kjo është gjëja më e frikshme.

*Ky post u përshtat nga Glamour dhe është realizuar nga Fabjola Hije.