Aktualitet

Edhe Hahn vetëm se nuk iu thotë "idiotë", por kritika të forta medias shqiptare: Jeni nën vëzhgim. Shtrembëroni informacionin

Siç e theksoi edhe dje para konferencës, komisioneri për Zgjerim, Johannës Hahn ka përsëritur sot të njëjtën gjë. "Liria e medias është një element shumë i rëndësishëm për vendet aspirante për në BE.

"Por edhe eurokomisioneri ka kritikuar mediat, duk shtuar se do të ketë profesionistë nga Bashkimi Evropian, që do të japin kontributin e tyre mbi vështirësitë me të cilat përballet media në Ballkanin Perëndimor. "Kemi parë keqpërdorim të informacionit gjatë raportimeve, duhet të ketë një raportim të pavarur, pra anshmëria politike është vënë re në gazetari. Politika është përgjegjëse për garantimin e lirisë së medias, si dhe duhet t’iu krijojnë kushte gazetarëve. Ne po i adresojmë vazhdimisht këto çështje në BE. Media duhet të jetë e përgjegjshme, e paanshme, pasi përbën një rol mjaft të rëndësishëm. Media përballet me vështirësi të shumta në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe të gjithë liderët duhet të bëjnë të pamundurën për ta përmirësuar këtë situatë. Edhe bizneset investojnë në media. Gazetarët e vërtetë ka raste që vihen në sfidë nga lajme të rreme dhe kjo ndikon negativisht në informacion, pra ndodh që kemi manipulim të informacionit. Do ketë profesionistë të medias nga BE që do të japin kontributin e tyre për këtë çështje.”

Çështja e mediave ende është një temë delikate në vendin tonë, pasi kryeministri Rama disa ditë më parë u foli gazetarëve me një gjuhë të ashpër, teksa ata e pyesnin për imunitetin e Tahirit./ Copyright Tiranapost.al