• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Edhe Filologjiku mësim në fundjavë. Shpallet vendimi se si do vijojë procesi dhe datat e provimeve


    Dekanati i Fakultetit Histori-Filologji ka vendosur datat dhe afatet e reja për vijimin e procesit mësimor, gjithashtu ka caktuar edhe datat për provimet e mbartura dhe sezonin e provimeve. Përmes njoftimit për mediat, mësohet se orët e humbura për shkak të protestave do të zëvendësohen me mësim gjatë funjavave, gjithashtu do ketë shtyrje të afatit të përfundimit tk semestrit të parë e të dytë. Dekaani njofton se nuk do ketë penalizim ndaj studentëve, për mungesat orët të humbura gjatë protestave. Kujtojmë se edhe universitete të tjera si Juridiku po zhvillojnë mësim gjatë fundjavave për të rikuperuar orët e humbura.

    Njoftimin me vendimin e plotë e gjeni më poshtë:

    Vendim nr.3 mbi strukturën e përshtatur për vitin akademik 2018-2019

    Me qëllim realizimin e programeve mësimore të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi përshtatjen e strukturës si vijon:
    1. Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës-akademike. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv-dekanët përgjegjës deri më datë 13.03.2019.
    2. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.
    3. Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.
    4. Viti i dytë i Masterit Profesional Mësuesi, nuk do të ketë sezon provimesh, por do t’i zhvillojë ato në fundjavë, gjatë periudhës së praktikës profesionale.
    5. Periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars — 23 qershor 2019. Do të mbahet mësim edhe të shtunave, deri në zëvendësimin e dy javëve mësimore, në oraret e përcaktuar nga përgjegjësit e departamente, pas konsultimit me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës- akademike.
    6. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 19. 20, 21 qershor, pas orës 14.00.
    7. Sezoni i provimeve të semestrit të dytë do të jetë në periudhën 24 qershor – 14 korrik 2019.
    8. Datat e riprovimeve për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të dytë Master do të jenë: 15, 16, 17 korrik.
    9. Diplomat në Bachelor: datë 19.07.2019
    10. Diplomat në Master Profesional: datë 20.07.2019
    11. Diplomat në Master të Shkencave: datë 21.07.2019
    Gjithashtu, dekanati u shpreh për:
    – mos penalizimin e studentëve për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen;
    – përshtatjen e agjendës së personelit ndihmës-akademik për periudhën në vijim, duke parashikuar praninë në punë edhe gjatë fundjavave, deri në përfundim të semestrit të parë, si dhe të shtunave gjatë semestrit të dytë. Administratorja t’ i kërkojë Bordit të Administrimit të UT-së vlerësimin financiar të punës jashtë orarit për personelin ndihmës.

    Vendim nr.3 mbi strukturën e përshtatur për vitin akademik 2018-2019Me qëllim realizimin e programeve mësimore të…

    Publiée par Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë – Faqja zyrtare sur Lundi 11 février 2019