Aktualitet

Edhe 7 ditë kohë! Nëse plotësoni këto kushte mund të aplikoni te Ambasada amerikane

Edhe 7 ditë kohë! Nëse plotësoni këto kushte mund

Nëse jeni student/e në Inxhinieri Elektronike atëherë keni mundësinë e artë të aplikoni në Ambasadën amerikane në Tiranë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se është në kërkim të kandidati për pozicionin e praktikantit lokal në Zyrën e Menaxhimit të Informacionit.

“Jeni student në inxhinieri elektronike dhe njohës i mirë i gjuhës angleze? Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë kërkon një kandidat për pozicionin e praktikantit lokal në Zyrën e Menaxhimit të Informacionit. Afati për të aplikuar është 28 prill 2019. Vizitoni faqen tonë të internetit për të mësuar më shumë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të saj në Instagram.

Për detajet kliko këtu./ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/BwhL3SsgvLQ/