Aktualitet

The Economist publikon indeksin e demokracisë në botë! Kategoria ku Shqipëria merr më shumë pikë dhe renditja

The Economist publikon indeksin e demokracisë në botë! Kategoria

The Economist ka publikuar Indeksin e Demokracisë në botë përmes ‘Njësisë së Inteligjencës’. Janë përfshirë 167 vende me 60 tregues në pesë kategori: Procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile ose liritë qytetare.

Përpos faktit se rezulton që vetëm 4.5 % e popullsisë së botës jeton në demokraci të plotë, rezultati global i përgjithshëm tregon për një nivel qëndrueshmërie për vitin 2018, dhe kjo ndodh për herë të parë në tre vjet. Vetëm 42 vende përjetuan rënie, krahasuar me 89 në vitin 2018. Ndërsa 48 vende kanë pasur përmirësime. Po ku renditet Shqipëria? Shqipëria renditet në vendin e 76 në botë. Në raport të një viti më parë, Shqipëria shihet në të njëjtin pikëzim, konkretisht me 5.98 ndërkohë që me një kategori ka pësuar rritje ose përmirësim.

Kategoria ku merr më pak pikë është: Funksionimi i qeverisë, ku vlerësohet me 4.71 pikë, ndërkohë që Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, vlerësohen me 5.36 pikë secila.

Bazuar në kategori: Në pjesëmarrjen politike, vlerësimi është 5.56 pikë, kultura politike me 5 pikë, liritë civile me 7.65 pikë nga 10 pikë maksimalja, procesi elektoral dhe pluralizmi vlerësohet me 7 pikë.

Sipas ngjyrave të përdorura në Hartë, janë përdorur termat, demokracia e plotë, demokraci, por me problem, demokraci hibride dhe regjimi autoritar. Shqipëria shihet me ngjyrë të verdhë, që do të thotë demokraci Hibride, e cila renditet para regjimit autoritar. Në vitin 2012, Shqipëria shihet në pikun më të ulët. Për vendet e tjera, mund të klikoni linkun më poshtë. Marrë nga The Economist, përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al. E.B

Capture-5-768x651

http://www.tiranapost.al/keto-jane-vendet-demokracine-te-mire-ne-bote-mos-u-habit-renditjen-e-dobet-te-amerikes-qe-mburret/