Aktualitet

Ecim para ose "Let’s move Forward"!

Ecim para ose "Let’s move Forward"!

Sot e tutje lajmet në Tiranapost.al do të kenë edhe versionin e tyre në anglisht. Ka qenë një nga aspiratat e ditëve të para, për ta zgjeruar rrethin e lexuesit tonë, por siç ndodh rëndom sot me median online, versioni shqip është një aksion i përditshëm, që na ka marrë shpesh energji më shumë sesa duhet. Sepse në shqip duhet të dish mirë shqip, të kesh një ndërgjegje të fortë për të mos u tunduar nga kopja, të pyesësh e të sqarosh para së të marrësh klikime në kurriz të së vërtetës dhe, pse jo, të imazhit të tjetrit. Media nuk është një dhomë terapie po as një sallë gjyqi. Tiranapost beson se duhet të ndjekë formatet bashkëkohore për dhënien e lajmit, të jetë e thjeshtë, e kuptueshme, pickuese, analitike dhe sidomos të jetë një faqe që nuk i shkatërron nervat e i prish gjakun lexuesit, i cili sot është më shumë se kurrë i bombarduar me informacion.

Kështu, në të njëjtën linjë me shqipen, në një përpjekje serioze për të sjellë versionin anglisht, kemi kërkuar për më të mirën dhe besojmë se me Uritën, Dorin dhe Dinën, tre gra që përshtatin me profesionalizëm lajmet shqip në anglisht, sot ecim para, si karvani i legjendës.

Thank you girls and enjoy Tiranapost trip!

Shënim i Editorit të Tiranapost.al.