Aktualitet

E zbuluam hajmalinë e Alketës. Është Ermal Mamaqi dora vetë

Nga Alma Kristo/ Ndoshta nuk e keni harruar që vitin e shkuar Alketa u shfaq tek “Xing me Ermalin”, jo më shumë për të folur për veten, siç bëjnë zakonisht të ftuarit e tij, se ajo nuk para hapet shumë, sesa për të prezantuar emisionin më të ri të saj, që do të zhvillohej i gjithi brenda një taksie. Me këngë e hite, Alketa e të ftuarit e saj do këndonin e bisedonin brenda në taksi. Fiks siç bëri Alketa me Ermalin, sa për ta na dhënë idenë se si do të ishte ky program, prova e parë i takoi Emralit. Por se ç'u bë me atë program, nuk e morëm vesh.

[caption id="attachment_196428" align="aligncenter" width="695"](Alketa dhe Ermal Mamaqi në intervistën e taksisë)[/caption]

Jo vetëm që nuk e pamë e dëgjuam gjëkundi, po as Alketa nuk e përmendi më kurrë. Që nga ajo kohë u bënë të tjerë programe brenda nëpër taksi kurse vetë Alketa pasi mbaroi “Dance With Me”, na lajmëroi se shumë shpejt do të fillojë programi i saj më i ri, me patentë nga Endemol, "Në kurthin e Peter Pan" dhe gjejeni kush është i ftuari i parë? Ermali pra Ermali.

[embed]https://www.instagram.com/p/BgObV6WA7lT/?taken-by=alketavejsiu[/embed]

Edhe kësaj here Ermali do t'i bëjë këmbë i pari. Ndoshta e ka si hajmali, ndoshta i sjell fat. Edhe pse tek programi i parë sikur nuk i solli gjë./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]