Aktualitet

E vrava me vetëdije. Dëshmia e parë e 22-vjeçarit që vrau shokun në Bulqizë

E vrava me vetëdije. Dëshmia e parë e 22-vjeçarit që

*Në foto Fatjon Keta dhe Arlind Pasha

Krimi në Bulqizë ku humbi jetën një 21-vjeçar nuk ndodhi padashje. 22-vjeçari Fatjon Keta, autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ka dëshmuar para efektivëve se vrasjen e ka kryer me vetëdije.

Kjo është dëshmia paraprake, ndërsa pritet që ai të përgjigjet para organit të akuzës kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai qëlloi për vdekje me thikë shokun e tij Arlind Pashën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa Keta u kap nga policia pak momente pas krimit. Pas ngjarjes familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës.

Fatjon Keta njihej si njeri problematik në lagjen në Bulqizë, ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve. Nëna dhe motra e tij kanë njoftuar shpesh herë policinë, por pas shoqërimit ai lihej i lirë. Ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike, me problem të shëndetit mendor dhe çdo ditë mbante një thikë.

Momenti i arrestimit të autorit

Ai është dërguar pak kohë më parë në Spitalin e Shkodrës kur është konfirmuar nga ky i fundit se 22-vjeçari nuk është në kushtet e shtrimit në spital, duke e rikthyer atë sërish në Bulqizë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/bulqize-frika-per-nje-hakmarrje-policia-merr-ne-mbrojte-familjen-e-22-vjecarit-qe-vrau-shokun/

http://www.tiranapost.al/foto-kapet-22-vjecari-qe-vrau-shokun-kete-mengjes-levizte-me-thike-me-vete/