• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    E vranë dhe e murosën në vilën luksoze në Itali, jepet vendimi për 4 autorët


    Gjykata e Milanos mohoi lirimin e të dyshuarve për vrasjen e shqiptarit, i cili u muros 6 vite më parë në një vilë në Senago. Ndërkohë, Prokuroria e Monza-s ka prova të reja teknike për fshehjen e kufomës dhe nga skena e krimit, që përfshijnë katër italianët. 42-vjeçari Astrit Lamaj u zhduk papritmas në janar të 2013-s.

    Sipas mediave italiane, mjekët ligjorë pas kontrollit të shenjave në trupin e viktimës, kanë dalë në përfundimin se vdekja e shqiptarit ka qenë e dhunshme.

    Urdhrin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi. Më pas tre ekzekutorët e kapën Astrit Lamajt dhe e mbytën me një litar. Pasi e vranë, ekzekutorët e murosën në vilën, ku u gjet në janar të këtij viti./ SetteGironi/ Tiranapost.al

    U gjet i murosur në vilën luksoze në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit