E vetmja nga familja me shkollë të lartë! Kjo është Sanna Marin, kryeministrja më e re në botë
Sanna Marin, është 34 vjeç dhe do futet në librat historikë, si kryeministrja më e re në botë, e cila do të udhëheqë qeverinë e koalicionit në Finlandë. Ministrja e Transportit u zgjodh nga partia Socialdemokrate për të marrë përsipër detyrën ku do behet këtë javë, pasi kryeministri aktual Antti Rinne u largua, pas humbjes së besimit. Ajo do të udhëheqë koalicionin e qendrës së majtë me pesë parti të kryesuara nga gratë.
Kur të marrë zyrtarisht detyrën, Marin do të jetë kryeministrja më e re në botë, duke kaluar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, 39 vjeçe dhe atë ukrahinas Oleksiy Honcharuk që është 35 vjeç.
Në një intervistë për mediat Marin thotë: Ne kemi shumë punë për të bërë që njerëzve tu kthehet besimi tek ne.
E pyetur nëse ishte shumë e re për të marrë përsipër qeverisjen e një vendi si Finlanda ajo tha: Asnjëherë nuk kam menduar se mosha apo gjinia të pengon për të ecur para, unë mendoj për arsyet që i jam futur politikës dhe ato gjëra për të cilat kam fituar besimin e elektoratit.
Sanna Marin u rrit nga një nënë beqare dhe ishte personi i parë në familjen e saj që shkoi në universitet. Ajo u bë pjesë e politikës në moshën 27 vjeçe, si kryetarja e Këshillit Bashkiak në qytetin e saj të lindjes, Tampere.
Marin do të jetë gjithashtu kryeministra e tretë grua në vendin Nordik. Social Demokratët dolën si partia më e madhe në zgjedhjet e mbajtura në prill, dhe kështu mundi të emëronte kryeministren që do drejtojë qeverinë e koalicionit. Finlanda mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian/ Tiranapost.al.
https://twitter.com/TNiskakangas/status/1203729511658995713