YouPost

E vërteta e hidhur e universiteteve shtetërore

Studentët, shumica e tyre mbartnin një kulturë që linte për të dëshiruar,në sjellje dhe në një formim të përgjithshëm dhe pedagogët nuk mbeteshin pas, gjynah që kanë të tillë titull, njërëz të dështuar në jetë, të paktën këtë transmetonin tek mua dhe qindra të tjerë.

Erlinda Kasaj, studente/Shumicën e adoleshentëve, sidomos maturantët, i kaplon një dilemë që herë pas here kthehet në stres të vazhdueshëm; "Çfarë dege duhet të vazhdoj dhe ku duhet të studioj?!”

Në këtë dilemë isha unë para 3-vitesh, e njëjta me këtë që jam sot, por vetëm se "e rrahur me vaj dhe me uthull", jo nga jeta si prindërit tanë, por nga universitetet.

Një 18-vjeçare në përgjithësi shkon andej nga fryn era, ecën me disa parime të turmës, se duhet të zgjedhësh një degë, ku nuk studiojnë shumica, se ka lekë, se është e përshtatshme për femrat, etj. Sigurisht, më pas i pëson të gjitha këto.

Unë, jam një prej tyre, një adoleshente që kam përjetuar një makth, ndoshta më të tmerrshmin deri tani, dhe ky makth ishte hyrja në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Atëherë e entuziazmuar që do të filloja një etapë të re në jetën time dhe ditën e parë të Orientimit nga Këshilli Informues u ndjeva plot emocione.

Dita-ditës,  gjithçka po ndryshonte, jam rritur me idenë se në këtë botë njeriu jeton në çdo trajtë, mjafton të jetë brenda etikës së shoqërisë, duke qënë vetvetja në mendje, shpirt dhe në pamjen e jashtme sigurisht. Ditët, muajt, viti i parë po kalonin dhe unë po transformohesha, nuk isha ajo e para, këtë m'a vinin në dukje dhe personat që më rrethonin. Më kishte humbur energjia, kisha harruar të buzëqeshja, isha krejt në botën time ashtu e strukur mbi libra duke lexuar por me një feed-back të padëshirueshëm. Çfarë po bëhej me mua? Po nënshtrohesha, isha tepër e lodhur, neveri për gjithçka që më zinte syri, duke filluar nga roja i shkollës që i përpinte studentët duke vrojtuar veshjen e tyre dhe duke i informuar me një komunikim të rënë përtokë, se po shkonin në shkollë dhe jo ne kafene, më pas duke kaluar tek sekretaret, që me autoritetin e tyre bënin sikur “kishin çliruar Shqipërinë”.

Po studentët dhe pedagogët?

Studentët, shumica e tyre mbartnin një kulturë që linte për të dëshiruar,në sjellje dhe në një formim të përgjithshëm dhe pedagogët nuk mbeteshin pas, gjynah që kanë të tillë titull, njërëz të dështuar në jetë, të paktën këtë transmetonin tek mua dhe qindra të tjerë.

Fjalë banale nga goja e tyre, veprime injorance të ulëta për nivelin që e karakterizon një universitet, a është e hijshme që një pedagog të ofendojë studenten apo t'a  gjuaj nga të pasmet me shqelm vetëm se ajo hedh sytë nga dritarja apo nga zgjimi herët hap gojën për t'i dalë gjumi. Aspak e hijshme, këtë ia komunikova një pedagogeje komunikimi në universitetin privat ku ndodhem  momentalisht dhe po tregonte mënyrat se si do të reagonte, mënyra që s'besoj se ish-pedagogët e mi i dinë dhe u'a transmetojnë  studentëve.

Nuk besoj se ka fund eksperienca ime në universitetin shtetëror, shumë histori të frikshme kur i rikujton, mjerë ata që janë pjesë e FSHN dhe disa fakulteteve të tjera.

Unë kam një apel për ata që nuk e kanë nisur apo vijojnë shkollën në universitet shtetëror;  Mos u nënshtroni, dilni nga burgu ku ju kanë futur apo jeni futur me dëshirën tuaj, e rëndësishme në jetë është të ndiheni të qetë, të lirë, të merrni studimin që meritoni dhe të shkoni me dëshirë në universitet./Tiranapost.al