Aktualitet

Video/ Momenti kur e sulmojnë me bojë, Gjoni: Rrugaçëri, nuk e pranova mandatin për një rrogë të qelbur

Video/ Momenti kur e sulmojnë me bojë, Gjoni: Rrugaçëri,

Ralf Gjoni pasi mbërriti në Kuvend ka folur për incidentin që i ndodhi sapo doli nga shtëpia, me destinacion Kuvendin nga ku do të betohet.

Ai u ndal dhe tha për mediat se në kohën kur ndodhi ngjarja, kishte dhe vajzën aty pranë dhe se në atë moment një djalë u ngrit nga kafja pranë shtëpisë se tij dhe i hodhi bojë me shirin në fytyrë.

Ai e quan sjellje rrugaçërie nga ata që duan të destabilizojnë vendin. Ralf Gjoni thotë se kjo nuk e ndal të betohet si deputet e të përfaqësojë ata njerëz që tashmë ndihen të papërfaqësuar.

Kisha edhe vajzën pranë, një djalë u çua nga kafja aty pranë dhe më hodhi bojë. Ai dhe ajo që e ka porositur kanë treguar sjellje rrugacërie, ata duan të destabilizojnë vendin. Unë jam këtu, kam ardhur te betohem dhe nuk bëhem pjese e destabilizimit të vendit.

Kam ardhur të përfaqësoj shqiptarët që ndihen sot të papërfaqsuar. Nuk do lejoj që emri im të keqpërdoret nga rrugeçër. Në parlament nuk do jem për ti bërë fresk qeverisë. Nuk e mora mandatin për një rrogë të qelbur./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/ralf-gjoni-niset-per-kuvend-por-i-hedhin-boje-me-shiringe-ne-fytyre/

Dokumenta bashkëngjitur