Lajme nga Bota

E rrallë që një politikan në Kanada të bëjë fushatë i veshur me jelek anti-plumb. Ç'ka ndodhur me Justin Trudeau

E rrallë që një politikan në Kanada të bëjë

Ish kryeministri kanadez, Justin Trudeau është shfaqur në takimet për fushatën zgjedhore i veshur me jelek-antiplumb dhe kjo ka bërë që në mediat ndërkombëtare të shtrohet pyetja nëse jeta e tij është vërtetë në rrezik

Image result for Justin Trudeau wearing a bulletproof vest to a political event

Ai do të vijojë të bëjë fushatë, por sipas burimeve policore të cituara nga mediat kanadeze, ka pasur një kërcënim, ndonëse detajet nuk u bënë publike. Është shumë e rrallë që në Kanada një politikan të ketë nevojë për jelek anti-plumb apo për nivele të larta mbrojtje siç e shihni në këtë foto me efektivë në gatishmëri.

Canadian Prime Minister Justin Trudeau attends an election campaign rally in Mississauga, Ontario, October 12, 2019

Edhe kandidatët apo rivalët e Trudeau kanë dënuar çdo lloj kërcënimi ndaj tij. Jo më larg se të shtunën, Trudeau u shfaq në një tubim në Ontario 90 minuta me vonesë dhe pranë tij ishin forca të sigurisë ndësa jeleku anti-plumb i dallohej që e kishte veshur. Gruaja e tij ishte planifikuar të merrte pjesë në tubim, por duket se frika për ndonjë sulm ka ndryshuar planet.

Prime Minister Justin Trudeau takes part in a Thanksgiving food drive in Toronto, Ontario, Canada October 13, 2019.

I pyetur nga gazetarët se çfarë po ndodh dhe nëse ka ndonjë kërcënim ndaj tij, Trudeau nuk pranoi të thoshte më shumë, përveçse të shprehte shqetësimin e tij për sigurinë e familjarëve dhe mbështetësve.  Sipas CBC, policia po punon për të zbuluar persona që bëjnë kërcënime edhe përmes internetit kundër liderëve politikë. Ndërkohë zgjedhjet federale në Kanada mbahen me 21 tetor. /CNBC/ Tiranapost.al E.B