Aktualitet

E rëndë në Sarandë, gjendet i djegur në ashensor ish-arbitri i FSHF

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Sarandës, ku një person është gjetur i djegur në ashensorin e një pallati në ndërtim. Mësohet se viktima është Agim Proda, ish-gjyqtar ndërkombëtar i futbollit deri në vitet ’90, i cili më pas ka punuar edhe si vëzhgues në Federatën Shqiptare të Futbollit.

FSHF ka shprehur edhe ngushëllimet përkatëse për familjen Proda, duke thënë nëpërmjet një deklarate se “Shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohëshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′. Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58 vjecare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar.”

Policia deri më tani nuk ka dhënë asnjë sqarim tjetër, ndërsa ngjarja është shënuar sot rreth orës 14:10 në qytetin bregdetar./Tiranapost.al