• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    E rëndë në Durrës, vajzën tetë vjeçe e ngacmojnë seksualisht, mësuesit e gjejnë në katin e fundit të shkollës


    Një vajzë vetëm 8 vjeçe është ngacmuar seksualisht nga disa djem të moshës 15-18 vjeç në një shkollë të fshatit Arapaj në Durrës. Sot ka ndodhur arrestimi i dy prej djemve dhe ngjarja sipas mediave televizive ka ndodhur rreth dy javë më parë. Sipas News 24, djemtë e kanë marrë vajzën e vogël e kanë dërguar në katin e katërt të shkollës dhe aty e kanë ngacmuar. Banorët aty pranë kanë treguar për këtë medie se 8 vjeçarja është gjendur e lidhur nga mësuesit e shkollës dhe më pas ajo ka treguar gjithçka.

    Ndërsa sipas versionit të Report, kanë qenë prindërit që kanë bërë denoncimin dhe sipas policisë, vajza i është nënshtruar vizitës mjekësore dhe ka rezultuar se nuk është abuzuar seksualisht, përveçe e kanë ngacmuar. Pritet që ngjarja të zbardhet e plotë dhe të keim një version zyrtar nga policia. / Tiranapost.al. E.B

    Fotoja cover- e shkollës Myslm Hida në Arapaj të Durrësit.

    Image result for Shkolla ne Arapaj te Durresit