Aktualitet

A do e refuzojë Meta emërimin e Bendos në krye të SHISH? Prapaskenat e takimit të Ramës në Presidencë

Helidon Bendo nuk është zyrtarisht kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Pavarësisht propozimit të kryeministrit Edi Rama, fjalën e fundit e ka presidenti Ilir Meta.

Kryeministri ka qenë mesditën e të hënës për rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit, ku ka paraqitur si propozim për emërimin në këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit. Ligji i jep kompetencë presidentit për të refuzuar propozimin e Kryeministrit për emrin e Shefit të Shërbimit Sekret, nëse nuk kanë konsensus.

Top Channel shkruan se propozimi i Helidon Bendos nuk ka shkuar në tavolinën e Metës përmes një negociate mes kreut të Qeverisë dhe Presidentit.

Visho Ajazi Lika u emërua në postin delikat 5 vite më parë, në gusht të 2012-ës, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]