SPORT

E premtoi dhe e bëri, trajneri shkon në konferencë i veshur si Zorro

“Nëse kualifikohemi në turin tjetër, javën e fundit do të vij në konferencë për shtyp i veshur si Zorro.” E tha dhe e bëri. Trajneri i Shakhtar Donetsk Paulo Fonseca u prezantua dje para gazetarëve me maskën e zezë, mantel dhe kapele duke mbajtur premtimin e dhënë disa javë më parë.

Ai arriti ta kualifikojë Shakhtarin në fazën e 1/16 të Champions League duke mundur Manchester City./Tiranapost.al