Aktualitet

E pashë sesi vdiq nëna. Alvin tregon mes lotëve ngjarjen para hetuesve italianë

E pashë sesi vdiq nëna. Alvin tregon mes lotëve ngjarjen para

"Isha pranë saj kur nëna ime vdiq gjatë një bombardimi". Kjo është ajo që tha para hetuesve të Ros në pranë e një psikologu Alvin Berisha, fëmija u kthye në Itali në 8 nëntor pasi nëna e tij xhihadiste e çoi në Siri në vitin 2014. Media italiane “tgcom24” shkruan se, 11-vjeçari është akoma në shok dhe javën e ardhshme do të shtrohet në spital pasi operohet në këmbë, për plagën që mori pas shpërthimit të bombës.

Ai tha mes lotëve se kishte parë momentin e tmerrshëm të vdekjes së të ëmës. Alvin sqaroi më tej se bombardimi ndodhi kur ata ishin në një kamp tjetër refugjatësh, jo në atë të Al-Hol nga i cili falë një operacioni u shpëtua dhe u bashka me të atin në Itali.

Vogëlushi nuk e kujton se kur ndodhi bombardimi, por di të thotë që ishte “shumë nxehtë”. Mendohet se do të jenë mjekët që do të tregojnë për kohën kur ndodhi shpërthimi, nisur nga plaga e tij në këmbë.

Alvin do të merret sërish në pyetje pas rreth një muaji, pasi të jetë rimëkëmbur nga operacioni dhe sepse tani është shumë shpejt për shkak të traumës emocionale që ka pësuar gjatë qëndrimit të tij në Siri./ Burimi Tgcom24/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-momenti-emocionues-ku-alvin-takon-gjyshin-pas-5-vitesh/

http://www.tiranapost.al/dua-pule-me-patate-kerkesa-e-pare-e-alvinit-dhe-deshmia-sesi-dhunohej-nga-luftetaret-e-isis/

Foto-Video/ Alvini mbërrin në Romë, takim mes lotësh me babanë dhe dy motrat

A duhet të përdoret politikisht historia e Alvinit? Lleshaj: Unë them po, të shërbejë si mesazh: Terrorizmi s’ka vend tek ne

Si Alvini u kthye nga ‘ferri’, si ia doli plagosjes nga një shpërthim dhe çfarë ndodh me fëmijët e tjerë në çadrat e ISIS

Doktoresha e Kryqit të Kuq italian tregon gjendjen e Alvinit: Foli dhe pak shqip