Showbiz

Video/ Nëna e Marios e mori vesh në të njëjtën ditë me botën që grimieri është ‘gay’

Video/ Nëna e Marios e mori vesh në të njëjtën

Një ditë më parë grimieri i njohur shqiptar Mario i tregoi botës për herë të parë se ishte ‘gay’ dhe ishte i lumtur, teksa u vlerësua me një çmim të rëndësishëm në American Influencer Awards 2019.

Por mes atyre që nuk dinin për seksualitetin e Marios ishte dhe nëna e tij, e cila dëgjoi fjalimin e të birit në prapaskenë. Grimieri nuk e dinte prezencën e saj edhe pse e ndjente, pasi e kishin njoftuar se ndodhej në Mal të Zi.

Momenti i takimit pas fjalimit të tij është kaq emocionues, ndërsa në videon e shpërndar në Instagram, ai shkruan:

“As nuk e kam parë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur kohë për veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ishte jashtë shtetit, por e ndjeva zemrën e saj të rrihte gjithë ditën dhe vazhdimisht thosha: ‘Mund të ndjej nënën. Ajo është këtu’. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK, që të isha i lirë në mënyrë që mos t’ia thyeja zemrën. Një ditë, do të ndaj vendet e errëta që shkoja për të ‘ngrirë’ zemrën dhe dhimbjen time, por kur të jem gati. Është historia ime. Do të marr pak kohë për të përpunuar të gjitha këto dhe për të marrë një moment për veten time me familjen time. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re”./ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B5Fxh60FRi7/

http://www.tiranapost.al/grimieri-mario-dedivanovic-jam-nje-37-vjecar-gay-i-lumtur/