• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Botë Të gjitha

    “E pakthyeshme është vetëm vdekja”. Shkrimtari i njohur Amos Oz humb betejën me kancerin


    Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeç nga sëmundja e kancerit shkrimtari dhe laureati izraelit i njohur në gjithë botën Amos Oz. Veprat e Amos Oz, babait të tri fëmijëve  janë të përkthyera në 45 gjuhë në 47 vende të botës.

    Oz ishte autori i dhjetra librave në gjuhën hebraike, duke përfshirë romane, novela, koleksione me tregime, hartues esesh dhe autori i 500 artikujve në revistat izraelite dhe ndërkombëtare, çka e bënë një shkrimtar me një influencë të jashtëzakonshme.  Veprat e tij më të famshme përfshijnë ‘Black Box’, ‘A Tale of Love and Darkness’ dhe ‘In the Land of Israel”.

    Vajza e tij, Fania Oz- Salzberger postoi një status në Twitter duke falenderuar të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan babanë e saj. Për më shumë jetën dhe pikëpamjet e OZ, klikoni në linqet më poshtë/ Tiranapost.al. E.Bajrami.

    Amos Oz, shkrimtari në dy kohë

    “Të duash të ndryshosh të tjerët është tendencë njerëzore”, Amos Oz: Herë pas here duhet të qeshim edhe me veten